Mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:42, janë ndjerë lëkundje tërmeti në disa qytete të Shqipërisë. Sipas informacioneve të para, tërmeti kishte një magnitudë prej 4.5 të shkallës Rihter, sipas Euronews.al dhe odeonshow.com
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit. Thellësia e valëve të tërmetit është raportuar të ketë qenë 6.5 kilometra.