Kurti në Festivalin e Domates: “Mbështetje për Fermerët dhe Prodhimin e Brendshëm”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Domates, një ngjarje tradicionale që shënon rëndësinë e prodhimeve bujqësore. Në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka vlerësuar fermerët e Mamushës si punëtorë të zot dhe shembuj të mirë për Kosovën.

Ai theksoi se qeveria synon të rrisë mbështetje për prodhimet bujqësore, sidomos për domatet, përmes skemave të granteve. Kurti ka përgëzuar shtimin e sipërfaqeve me serra në Mamushë dhe ka inkurajuar rritjen e gamës së nënprodukteve përmes ruajtjes dhe përpunimit të domates.