Tetëvjeçari vdes pasi bie nga kati i dytë i banesës në Tiranë

Një ngjarje tragjike ndodhi në zonën e Bathores mbrëmjen e 23 korrikut, kur një tetëvjeçar ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij dhe ndërroi jetë në spital. Ngjarja u regjistrua në orën 22:30, dhe i mituri u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk e mbijetoi dëmtimet.
Policia e Shqipërisë njoftoi se i mituri kishte rënë nga lartësia e katit të dytë, dhe ndihma mjekësore e ofruar nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar jetën e tij./odeonshow.com