
Në Nepal, 18 persona humbën jetën kur një aeroplan u përplas në pistë gjatë tentativës për fluturim. Aeroplani po transportonte në qytetin e Pokhara dy anëtarë të ekuipazhit dhe 17 teknikë për mirëmbajtje, sipas shefit të sigurisë së aeroportit, Arjun Chand Thakuri,
Sipas Skynews, piloti është i vetmi që ka mbijetuar dhe aktualisht po merr trajtim në spital. Zyrtari i policisë Basanta Rajauri njoftoi se trupat e të 18 viktimave janë nxjerrë, ndërsa zëdhënësi i aeroportit të Katmandu, Tej Bahadur Poudyal, konfirmoi se vetëm kapiteni u shpëtua i gjallë./ odeonshow.com