Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për dhunë në familje. Policia njofton se gjatë arrestimit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar tre gramë substancë narkotike e dyshuar si marihuanë.
“Ankuesi kosovar raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 3 gramë marihuanë. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e policisë.