Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se është shqetësues diskursi rreth rastit të Faton Hajrizit, për të cilin tha se s’mund të konsiderohet hero dikush që ka kryer vepra të rënda kriminale.
Ajo tha se për këto qëndrime ka marrë kërcënime dhe se për këtë i është dashur mbrojtja.
“Dhe pas reagimit dhe qasjes që kam pasë në vazhdimësi natyrisht që kam pranuar kërcënime nga individë të ndryshëm. Vlerësimi i rrezikshmërisë do të bëhet së shpejti, por për të shmangur çfarëdo situate natyrisht që e kemi pa të rëndësishme që të ketë mbrojtje”, tha ajo sot në një prononcim për media.