Gjykata rrëzon kërkesën e dy shqiptareve lesbike për regjistrimin e fëmijëve me të drejta të barabarta të mëmësisë
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Edlira Marës dhe Alba Ahmetajt për të regjistruar dy fëmijët e tyre me të drejta të barabarta të mëmësisë. Vendimi u mor më 16 korrik, ndërsa Mara dhe Ahmetaj ishin të pranishme në seancë.
Pas martesës së tyre në tarracën e Bashkisë së Tiranës, dy gratë paditën zyrën e gjendjes civile pranë njësisë administrative numër dy dhe kërkuan nga Gjykata e Lartë që t’u njihte fëmijëve të drejta të barabarta të mëmësisë.
Gjatë seancës, avokatja e tyre kërkoi që çështja të dërgohej për kontroll incidental në Gjykatën Kushtetuese, por kjo çështje është shqyrtuar edhe nga shkallët e tjera të gjykatave administrative. Gjykata e Lartë vendosi që njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në Kodin e Familjes.