Së fundmi, Greqia është goditur nga një tërmet, siç raportohet. Sipas institutit grek të sizmiologjisë, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 4.1 të shkallës Rihter, me epiqendër qytetin Arta.
Deri tani, nuk ka raporte për persona të lënduar apo dëme materiale.
Ky tërmet prej 4.1 shkallësh ndodhi pas disa lëkundjeve të tjera me intensitet më të ulët në pjesë të ndryshme të Greqisë, si Iraklion, Chalkida dhe Athinë.
Në 24 orët e fundit, Greqia ka regjistruar 95 lëkundje:
– 1 tërmet mbi magnitudën 4;
– 2 tërmete me magnitudë ndërmjet 3 dhe 4;
– 20 tërmete me magnitudë ndërmjet 2 dhe 3;
– 72 tërmete nën magnitudën 2 që normalisht njerëzit nuk i ndjejnë.