
Edona James që nga fillimi solli një frymë të re dhe arriti të mbajë pranë vetes vëmendjen publike.
Së fundmi ajo duket që do t’i rikthehet botës së muzikës, e këtë e ka bërë të ditur përmes një video të postuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Ajo ka publikuar një video nga pushimet, me anë të të cilës prezanton edhe këngën e saj të re.
Përmes tekstit të këngës, duket që në projekt do të thumbohet edhe një ish-banore e BBVK2, me të cilën Edona nuk ka raporte të mira, e e cila është Kader Kicaj.
“Kënga e re. Së shpejti”, ka shkruar ajo.
Deri më tani, krahas postimit dominojnë reagime pozitive.
Ndërkaq, Edona James ishte ndër banorët që arriti deri në finalen e Big Brother, mirëpo që nuk arriti të fitoj çmimin e madh.