Reperi i njohur Ledri Vula feston sot ditëlindjen e tij të 38-të. Ai mbetet një nga reperët më të suksesshëm të estradës sonë, duke numëruar hite të shumta dhe duke qenë një nga artistët më të kërkuar për mbrëmje muzikore dhe koncerte të ndryshme.
Prej muajsh, Ledri është përfolur edhe për marrëdhënien e tij me partneren Sara Hoxha. Edhe pse ka pasur aludime për kriza dhe ndarje mes çiftit, Sara vazhdon të mbajë publike fotografitë me Ledrin, duke sugjeruar se nuk ka shumë turbulenca mes tyre.