Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur së fundmi rreth lidhjes së vajzës së tij Lotina Haziri dhe reperin e njohur Gramoz Aliu i njohur si Mozzik, përcjell Gazeta Express.
Ai tha se tash në familjen e tij ka hy edhe një reper, teksa shtoi se ai dhe familja nuk kanë pasur paragjykime mbi lidhjen e tyre.
“Na ka hi një reper tash. Po shkon duke u rrit familja. Ata që i kanë tri vajza vjen koha që i bëjnë edhe tre djem me vajza sepse dhëndri në familje bëhet si fëmijë i dytë, por edhe ata që kanë djem në shtëpi i bëjnë tri vajza, ose vajza tjera, sepse kur hyn brenda në kushte normale bëhet anëtarë i familjes”, tha ai në një intervistë për “Teve1”.
Haziri tregoi edhe për takimin me reperin Mozzik.