Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë rreth çështjes së heqje së masave për Kosovën apo zgjerimit të tyre, varësisht nga zhvillimet në terren, në bazë të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, rreth plotësimit të kushteve të BE-së për Kosovën, shkruan Gazeta Express.
“Unë mund të konfirmoj pa diskutuar në publik vijueshmërinë e procesit në Këshill, mund të konfirmoj që raporti është afër finalizimit dhe eventualisht të dorëzohet tek Këshilli i Evropës”, ka thënë Stano.