By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, marsh protestues për Ditën e Punës
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, marsh protestues për Ditën e Punës
Blog

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, marsh protestues për Ditën e Punës

E përditësuar: 01.05.2024
Shpërndaje
4 Min Lexim
Shpërndaje

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për Ditën e Punës, raporton Ekonomia Online.

“Kapitalizimi është hajni, bashkohuni në protestat e një majit” ishte thirrja që u bë në fillim të marshit.

“Liri, barazi, solidaritet”, “Dinjitet për punëtorë”, 20 mijë familje me ndihma sociale”, “punëtorët vdesin, shefat mesin”, duam kontrata pune”, poshtë kapitalizmi”, ishin thirrjet qe u bën përgjatë marshit qe filloi tek sheshi “Zahir Pajaziti” e vazhdoi tutje drejt qytetit e deri tek qendra e Inspektoratit të punës.

Auron Doli, aktivist pjesëmarrës tha se jetesa e qytetarëve po kushtëzohet me shitjen e tyre në tregun ekonomik.

“Dita ditës bëhemi më të vetëdijshëm për realitetin tonë të ri, varfërues e shfrytëzues. Jetesa jonë kushtëzohet me shitjen tonë në tregun ekonomik, treg i cili mbizotëron dhe shtrin pushtetin në secilën sferë të jetës. Gjithsesi, ky realitet kapitalist ka filluar të tregojë çarjet e veta. Kontradiktat çdo ditë janë më të dukshme prej secilit prej nesh. Kapitalizmi premton barazi gjinore, por kapitalizmi nuk mund të ekzistojë pa hierarkinë dhe patriarkatin”, tha Doli.

Ai përmendi gratë dhe vajzat, për të cilat tha se përveç ndarjes së pabarabartë dhe skllavëruese të punëve të shtëpisë përjetojnë edhe ngacmime, dhunë e vrasje, të cilat veç sa shtohen.

“Institucioni i policisë, i cili gjithmonë ka shërbyer për të shuar rezistencën ndaj rendit ekzistues, vazhdon traditën e vet edhe në gjendjen më alarmante të këtij bashkëdyzimi shtypës ekonomik dhe gjinor që ka patur ndonjëherë Kosova. Çlirimi i grave nuk arrihet pa çlirimin e plotë nga kapitalizmi dhe patriarkati. Kapitalizmi premton një mendje të shëndoshë dhe jetë kuptimplote, por mbivendosja e sistemit kapitalist, e cila na u premtua se ishte zgjidhje përfundimtare ekonomike, po ndodh në të njëjtën kohë me një krizë të paparë ndonjëherë të depresionit. Aty ku tashmë apatia dhe dëshpërimi nuk janë normalizuar, trajtohen si çështje individuale. Për ithtarët e kapitalizmit të sotëm është e pa paramendueshme që këto mund të jenë pasojë e shkaqeve sistemike”, tha Doli.

Sipas tij kapitalizmi dhe krizat botërore klimatike janë te pandashme.

“Synimi i rritjes vit pas viti pa ndalese, në një tokë ku resurset janë të kufizuara, detyrimisht qon në katastrofa humanitare. Ndotja e ajrit, ujerave, pyjeve dhe ngrohja klimatike nuk bien nga qielli, por prodhohen nga pangopësia e kompanive private për kapital e përfitim të shpejtë. Bashkëjetesa jonë me tokën nuk mund të mirëmbahet kur e shohim atë si një grumbull resursesh për të shuar urinë e pashterrshme të kapitalit. Nëpërmjet shifrave dhe statistikave, kapitalizmi na thotë se ne po pasurohemi, por rritja e “ekonomisë”, e GDP-se, e sidomos e qarkullimit e fitimit të bizneseve nuk pasqyron rritje të mirëqenies së punëtorëve. Ministri i Financave dhe Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të krenoheshin me rastet kur ky akumulim i parasë tek bizneset të reflektohej me rritje rroge dhe kur punëtorëve iu jepet aq sa ju takon. Do të duhej të krenoheshin kur, më në fund, të ndodh një shpërndarje më e mirëfilltë e pasurisë, e jo kur ajo grumbullohet në duar të disa oligarkëve. Ne nuk mund të ulemi këmbëkryq e të presim që ta çrrënjosim shtypjen prej atyre që përfitojnë nga migrimi jonë. Çlirimi jonë nuk dhurohet nga lartë por grabitet nga kthetrat e pushtetit”, tha Doli.

OdeonPress 01/05/2024 01/05/2024
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Barcelona mposht Osasunën 2-0, Raphinha vendimtar
Sport 13/12/2025
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe
Lajme 13/12/2025
Raphina, Barcelona 1 – 0 Osasuna
Sport 13/12/2025
Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?