Homazh për ish-deputetin Ali Lajçi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-deputetit Ali Lajçi, raporton Ekonomia Online.

Ish-veprimtari i çështjes kombëtare, Ali Lajçi ka vdekur ditën e hënë.

Lajçi ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

http://localhost/export/wp-content/uploads/2024/04/osmani_e_konjufca_bejne_homazhe_per_ish-deputetin_ali_lajci-1080p.mp4