Lajme

Policia apelon për kujdes nga zjarret: Do të ketë masa ndaj shkaktarëve

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret, duke pasur parasysh temperaturat e larta dhe përvojat e viteve të kaluara, kur zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në prona dhe mjedis.

Në një njoftim për qytetarët, Policia ka kërkuar që të shmanget ndezja e zjarreve në natyrë dhe të raportohen menjëherë rastet e dyshimta të zjarrvënies tek autoritetet kompetente.

Autoritetet kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa ligjore ndaj çdo personi që me veprimet ose pakujdesinë e tij rrezikon jetën e qytetarëve dhe pronën publike apo private.

Policia u ka bërë thirrje veçanërisht banorëve të rajonit të Pejës që të tregojnë kujdes maksimal gjatë përdorimit të shkrepëseve, cigareve, grillave apo çdo aktiviteti tjetër që mund të shkaktojë zjarr në natyrë.