Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të Kosovës në rast se do të propozohej nga partitë opozitare.
Duke folur para gazetarëve, Haradinaj tha se aktualisht nuk është kandidat për president, por nuk e përjashtoi mundësinë e hyrjes në garë nëse një propozim i tillë do të vinte nga opozita.
Ai theksoi se Kosova po përballet me sfida dhe vështirësi të mëdha, duke lënë të kuptohet se situata aktuale kërkon përgjegjësi dhe angazhim politik.
“Do ta shqyrtoja nëse opozita më propozon, në rast të një gare për President në seancë. Do ta shqyrtoja a të kandidojë apo jo”, deklaroi Haradinaj.



