Lajme

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, humb jetën një 22-vjeçar

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin që kalon nëpër zonën e Vushtrrisë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe në të janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet.

Si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, një i ri rreth 22-vjeçar. Vdekja e tij është konfirmuar në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.