Lajme

Tragjedi në Lezhë, dy vajza 9 dhe 11 vjeç mbyten në plazhin e Tales

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e së premtes në Lezhë, ku dy fëmijë kanë humbur jetën në det.

Sipas informacioneve të para, viktimat janë dy vajza të moshave 9 dhe 11 vjeç nga Fushë-Kruja, të cilat janë mbytur në plazhin e Tales.

Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe pushuesit që ndodheshin në zonë, ndërsa priten informacione shtesë nga organet kompetente.