Lajme

Avdullah Hoti falënderon votuesit: Mesazhi i 7 qershorit është shumë i qartë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar qytetarët që i besuan votën në zgjedhjet e 7 qershorit, duke i mundësuar atij të sigurojë edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Hoti tha se mesazhi që qytetarët kanë dhënë në këto zgjedhje është shumë i qartë, ndërsa theksoi se vlerat e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk mund të maten vetëm me rezultatet zgjedhore.

Ai vlerësoi mbështetjen e marrë nga votuesit dhe u zotua se do të vazhdojë të angazhohet në përfaqësimin e interesave të qytetarëve edhe në legjislaturën e ardhshme.