Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa sot pritet të nisë procesi i rinumërimit në vendvotimet e përcaktuara nga KQZ.
Sipas rezultateve të deritanishme, lista e dhjetë kandidatëve më të votuar dominohet nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në vendin e parë renditet Albin Kurti me 342,331 vota. Pas tij vijnë Glauk Konjufca me 264,330 vota dhe Albulena Haxhiu me 165,126 vota.
Lista e 10 kandidatëve më të votuar:
- Albin Kurti – 342,331 vota
- Glauk Konjufca – 264,330 vota
- Albulena Haxhiu – 165,126 vota
- Hekuran Murati – 137,810 vota
- Donika Gërvalla-Schwarz – 131,841 vota
- Bedri Hamza – 126,936 vota
- Xhelal Sveçla – 109,263 vota
- Vjosa Osmani – 92,234 vota
- Ejup Maqedonci – 89,308 vota
- Avni Dehari – 89,182 vota
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, renditet në pozitën e 12-të me 83,892 vota.
Sipas rezultateve të përpunuara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave dhe 53 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 për qind dhe 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69 për qind dhe 18 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.74 për qind dhe 7 mandate.



