Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja ndërmjet SHBA-së dhe Iranit pritet të nënshkruhet të dielën, duke paralajmëruar zhvillime të rëndësishme për lundrimin dhe tregtinë ndërkombëtare.
Përmes një postimi publik, Trump tha se pas nënshkrimit të marrëveshjes do të hapet menjëherë Ngushtica e Hormuzit për të gjithë.
“Marrëveshja është planifikuar të nënshkruhet nesër dhe menjëherë pas nënshkrimit të saj, Ngushtica e Hormuzit është e HAPUR PËR TË GJITHË”, ka shkruar Trump.
Deklarata vjen në një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa një marrëveshje e mundshme shihet si hap i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët detare më strategjike në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndaj çdo zhvillim që lidhet me funksionimin e saj ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale të energjisë.
Megjithatë, deri tani nuk janë bërë publike detaje të plota rreth përmbajtjes së marrëveshjes së paralajmëruar.



