Lajme

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, arrestohen 13 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 1,880 gjoba për kundërvajtje në trafik në mbarë vendin.

Sipas raportit ditor të policisë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme, ndërsa shtatë prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente.

Raporti po ashtu tregon se në të njëjtën periudhë kohore janë regjistruar 62 aksidente trafiku në rrugët e Kosovës, disa prej të cilave kanë përfunduar me dëme materiale dhe lëndime trupore.

Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të shmangin shpejtësinë e tepërt dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.