Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar, një litër naftë do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.52 euro, ndërsa benzina do të shitet me 1.39 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për një litër gas është përcaktuar në 0.67 euro.
Çmimet e publikuara nga MINTI hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës nga ministria.
Çmimet e derivateve për sot:
- Naftë: 1.52 euro/litër
- Benzinë: 1.39 euro/litër
- Gas: 0.67 euro/litër
MINTI vazhdon publikimin e përditshëm të çmimeve maksimale të lejuara për derivatet, bazuar në lëvizjet e tregut ndërkombëtar dhe legjislacionin në fuqi.



