Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës, ndërsa rezultatet e deritanishme kanë sjellë ndryshime në ndarjen e mandateve parlamentare.
Pas numërimit të rreth 70 për qind të votave nga ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë mandatin e 50-të në Kuvendin e Kosovës.
Sipas të dhënave aktuale, LVV-ja ka grumbulluar 299,526 vota ose 43.62 për qind të votave totale të numëruara deri më tani, rezultat që përkthehet në 50 ulëse parlamentare.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka humbur një mandat dhe aktualisht llogaritet me 23 deputetë në Kuvend.
Rezultatet mbeten ende preliminare, pasi procesi i numërimit të votave nga diaspora nuk ka përfunduar dhe pritet që shifrat të ndryshojnë deri në publikimin e rezultateve përfundimtare.
Ndarja aktuale e mandateve
- VV – 50 mandate
- PDK – 23 mandate
- LDK – 21 mandate
- AAK – 8 mandate
Procesi i numërimit po vazhdon në QNR dhe çdo përditësim i ri mund të ndikojë në përbërjen përfundimtare të legjislaturës së ardhshme.



