Lajme

Përditësohen rezultatet nga ambasadat: Vetëvendosje kryeson me mbi 83% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës jashtë vendit.

Sipas të dhënave të publikuara deri në orën 18:50, janë procesuar 32 nga gjithsej 47 vendvotime, që përbëjnë 68.09 për qind të procesit të numërimit të votave në ambasada dhe konsullata.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vazhdon të dominojë bindshëm me 12,560 vota, apo 83.05 për qind të votave të numëruara deri më tani.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 1,075 vota ose 7.11 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 1,020 vota, që përbëjnë 6.74 për qind.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 299 vota, apo 1.98 për qind të totalit të votave të procesuara.

Rezultatet aktuale nga votimi në përfaqësitë diplomatike

  • VV – 12,560 vota (83.05%)
  • PDK – 1,075 vota (7.11%)
  • LDK – 1,020 vota (6.74%)
  • AAK – 299 vota (1.98%)

Procesi i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike ende nuk ka përfunduar dhe pritet të vazhdojë me numërimin e 15 vendvotimeve të mbetura.

Rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e plotë të procesit dhe certifikimin zyrtar nga KQZ-ja.