Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar deri më tani 55.16 për qind të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas të dhënave zyrtare, nga gjithsej 2,498 vendvotime në nivel vendi, janë procesuar 1,378 vendvotime, ndërsa numërimi vazhdon.
Në Lëvizjen Vetëvendosje (VV), kandidati më i votuar mbetet Albin Kurti me 130,818 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 102,908 vota dhe Albulena Haxhiu me 59,591 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza kryeson me 64,092 vota, ndërsa pas tij renditen Përparim Gruda me 39,993 vota dhe Arian Tahiri me 34,886 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), më e votuara rezulton Vjosa Osmani Sadriu me 42,525 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 38,502 vota dhe Doarsa Kica-Xhelili me 30,033 vota.
Ndërkohë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kandidati më i votuar është Ardian Gjini me 21,843 vota, ndërsa pas tij renditen Ramush Haradinaj me 19,587 vota dhe Daut Haradinaj me 14,947 vota.
Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me procesimin e pjesës së mbetur të vendvotimeve.



