Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar kryeministrin e Armenia, Nikol Pashinyan, për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën.
Në një postim në rrjetin social X, Rubio theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Armeninë dhe përpjekjet e saj për paqe dhe stabilitet në rajon.
“Urime Kryeministrit Nikol Pashinyan për rizgjedhjen e partisë së tij. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kryeministrit Pashinyan dhe Armenisë në përpjekjet për paqe”, ka shkruar Rubio.
Ai shtoi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për avancimin e objektivave të Samitit Historik të Paqes në Washington dhe për forcimin e bashkëpunimit që synon paqe, stabilitet dhe prosperitet në Kaukazin Jugor.
Rubio theksoi se Uashingtoni pret të punojë ngushtë me qeverinë armene në proceset që lidhen me sigurinë dhe zhvillimin rajonal.



