Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë, ndërsa nga rreth 20 për qind e votave të numëruara janë publikuar edhe rezultatet e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas përditësimit të orës 11:05, listën e kandidatëve më të votuar e kryeson Albin Kurti me 44,300 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 34,758 vota dhe Albulena Haxhiu me 19,853 vota.
Në mesin e 10 kandidatëve më të votuar të VV-së renditen gjithashtu Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.
Ndërkohë, jashtë listës së 40 kandidatëve më të votuar deri tani kanë mbetur disa emra të njohur të partisë, përfshirë Agim Bahtirin, Adriana Matoshin, Rozeta Hajdarin, Enver Dugollin, Fatos Gecin dhe Viktor Buzhalën.
10 kandidatët më të votuar të VV-së deri tani:
- Albin Kurti – 44,300 vota
- Glauk Konjufca – 34,758 vota
- Albulena Haxhiu – 19,853 vota
- Hekuran Murati – 17,252 vota
- Donika Gërvalla-Schwarz – 16,035 vota
- Xhelal Sveçla – 12,875 vota
- Avni Dehari – 11,775 vota
- Mimoza Kusari-Lila – 11,000 vota
- Hajrulla Çeku – 10,633 vota
- Ejup Maqedonci – 9,547 vota
Rezultatet janë ende preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime me vazhdimin e procesit të numërimit.



