Gerard McGurk, ka reaguar pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, duke përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e procesit dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për rezultatin e arritur nga partia e tij.
Në një postim publik, McGurk e cilësoi procesin zgjedhor si të suksesshëm dhe theksoi se tani përgjegjësia u takon përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët.
“E përgëzoj KQZ-në për organizimin e një tjetër procesi zgjedhor të suksesshëm dhe Albin Kurtin për rezultatin e partisë së tij. Votuesit kanë folur; tani përgjegjësia u takon atyre që janë zgjedhur”, ka shkruar ai.
Ambasadori i OSBE-së u bëri thirrje forcave politike që të angazhohen në dialog dhe kompromis për formimin në kohë të institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit të vendit.



