Lajme

Kurti prin me mbi 41 mijë vota, pas tij Hamza dhe Osmani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e para nga numërimi i votave për kandidatët për deputetë, ku deri tani janë procesuar 19.62 për qind e votave.

Sipas të dhënave aktuale, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryeson listën e kandidatëve më të votuar me 41,955 vota, pas numërimit të 489 vendvotimeve nga gjithsej 2,498.

Në vendin e dytë renditet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, me 20,357 vota.

Prijësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, mban vendin e tretë me 13,578 vota.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka siguruar deri tani 7,519 vota.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit dhe rezultatet mbeten preliminare.