Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procesin e verifikimit dhe numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet e para nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Sipas numërimeve të deritanishme, që përfshijnë mbi 4 për qind të votave të përpunuara, Bedri Hamza kryeson listën e kandidatëve më të votuar të PDK-së me 3,114 vota.
Pas tij renditet Përparim Gruda me 1,835 vota, ndërsa Arian Tahiri ka siguruar 1,651 vota.
Rezultatet janë ende preliminare dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e numërimit në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit.
10 kandidatët më të votuar të PDK-së deri më tani:
- Bedri Hamza – 3,114 vota
- Përparim Gruda – 1,835 vota
- Arian Tahiri – 1,651 vota



