Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të nisë sot procesin e verifikimit dhe numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në 38 Qendra Komunale të Numërimit (QKN) në të gjithë Kosovën.
Sipas KQZ-së, para numërimit të votave për kandidatët, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.
Procesi do të fillojë paraditen e së hënës në 15 komuna, ndërsa nga ora 16:00 do të nisë edhe në 23 komuna të tjera, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Ferizajn, Mitrovicën dhe Gjilanin.
KQZ ka njoftuar gjithashtu se në orën 16:30 do të mbajë konferencë për media në Qendrën Komunale të Numërimit “1 Tetori” në Prishtinë, ku do të prezantohen detaje rreth aktiviteteve pas ditës së zgjedhjeve.



