Lajme

Përfundon numërimi i votave: VV fiton me 42.91%, PDK e dyta dhe LDK e treta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e të gjitha kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Sipas rezultateve preliminare, janë numëruar 2,498 nga 2,498 kuti votimi, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 37.05 për qind. Nga 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote, votuan 726,071 qytetarë.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike me 299,152 vota ose 42.91 për qind të votave të vlefshme.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 147,220 vota ose 21.12 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 122,575 vota ose 17.58 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 49,917 vota ose 7.16 për qind, ndërsa Lista Serbe ka fituar 43,071 vota ose 6.18 për qind të votave.

Ndërkohë, Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka siguruar 5,337 vota ose 0.77 për qind.