Koncerti i këngëtarit shqiptar Yll Limani në Malmö, i planifikuar si pjesë e fazës së parë të turneut të tij ndërkombëtar për vitin 2026, është anuluar zyrtarisht.
Lajmi është bërë i ditur nga Three60 Music, organizatorët e turneut, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Sipas organizatorëve, anulimi ka ardhur për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të tyre.
“Jemi thellësisht të trishtuar që të njoftojmë se koncerti i Yll Limani në Malmö është anuluar për shkak të rrethanave jashtë kontrollit tonë. E dimë që shumë prej jush kishin bërë plane dhe ishin entuziastë për të qenë aty me ne. Sinqerisht kërkojmë falje për zhgënjimin dhe bezdinë që mund t’ju shkaktojë ky vendim”, thuhet në njoftim.



