Pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, liderët e partive politike kanë reaguar për rezultatin e zgjedhjeve.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, e shpalli fitoren nga sheshi “Skënderbeu”, duke thënë se në javët në vijim do të komunikojë dhe bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike. Ai theksoi se Kosova tashmë e ka Presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun, ndërsa shtoi se VV ka shënuar fitoren e pestë parlamentare në më pak se shtatë vjet.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe kërkoi që çdo votë të numërohet me kujdes dhe të respektohet vullneti i qytetarëve.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij ka shënuar rritje nga 13% në 18%, duke siguruar 20 mandate. Sipas tij, humbja e rreth 200 mijë votave nga VV është një sinjal që nuk duhet të injorohet.
Nga AAK-ja, Ardian Gjini falënderoi votuesit dhe tha se qytetarët treguan se e duan vendin e tyre, pavarësisht, siç u shpreh ai, sfidave dhe pabarazive gjatë fushatës zgjedhore.



