Lajme

KQZ publikon rezultatet e para: LVV prin me mbi 40%, pasohet nga PDK dhe LDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para preliminare nga zgjedhjet parlamentare, pas numërimit të 26.66 për qind të votave në nivel vendi.

Sipas të dhënave të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vazhdon të prijë me 40.58 për qind të votave të numëruara.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.19 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 18.53 për qind të votave.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri më tani ka marrë 9.24 për qind të votave të numëruara.

Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e numërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit në vend.

Rezultatet aktuale sipas KQZ-së:

  • LVV – 40.58%
  • PDK – 22.19%
  • LDK – 18.53%
  • AAK – 9.24%

Burimi: KQZ / Gazeta Express