Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 15:00, rreth 22% e qytetarëve me të drejtë vote kanë ushtruar të drejtën e tyre, bazuar në 97.88% të vendvotimeve të procesuara.
Kjo shifër paraqet rënie në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, deri në të njëjtën orë dalja kishte qenë 28.70%, sipas 97.34% të të dhënave të procesuara.
Edhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të kaluar, pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte pothuajse e njëjtë, në nivelin 28.65%, rreth 7% më e lartë se në këto zgjedhje.
Kosova po zhvillon zgjedhjet e treta brenda rreth një viti e gjysmë. Këtë herë vendi ka shkuar në zgjedhje pas moszgjedhjes së Presidentit.



