Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 (400/220 kV) në nënstacionin “Kosova B”.
KOSTT njoftoi se shërbimet emergjente dolën menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipet teknike po vlerësojnë dëmet dhe rrethanat e avarisë.
Sipas KOSTT-it, incidenti nuk ka ndikuar në furnizimin me energji elektrike, i cili vazhdoi pa ndërprerje.
Burimi: Telegrafi, Ekonomia Online


