Presidentja Justina Shiroka-Pula zhvilloi sot vizitën e saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës, që nga marrja e detyrës.
Si komandante supreme e FSK-së, ajo u prit me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe po zhvillon edhe një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Shiroka-Pula u zgjodh presidente më 6 tetor me 81 vota në Kuvend dhe bëri betimin më 7 tetor.
Burimi: Telegrafi, Ekonomia Online


