Politikë

Pacolli-Dalipi: Ndërtimet pa leje në Brezovicë, Prevallë e Rugovë do të trajtohen njësoj

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli-Dalipi, tha se ndërtimet pa leje në Brezovicë, Prevallë dhe Rugovë do të trajtohen njësoj si në zonat e tjera të mbrojtura.

Ajo tha në “Përballje Podcast” të Telegrafit se objektet pa leje do të trajtohen një nga një, ndërsa ndalimi i bartjes së materialeve ndërtimore në zonat e mbrojtura ka penguar shumë ndërtime të reja.

Pacolli-Dalipi bëri të ditur se kanë nisur analizat për projektin e Qendrës së Skijimit në Brezovicë, për të cilin sipas saj janë dedikuar 500 milionë euro.

Burimi: Gazeta Express, Telegrafi