Në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet sot në orën 13:00 seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e të ndjerës Arlinda Zekaj.
Seanca ishte planifikuar fillimisht për 12 nëntor, por u shty me kërkesë të avokatit të palës së dëmtuar.
Sylaj akuzohet për veprën penale “Kanosja” sipas nenit 181 të Kodit Penal.
Burimi: Telegrafi, KosovaPress


