Rajon & Botë

Afrim Gashi në Zagreb: Kroacia mbështet fuqishëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, është në vizitë zyrtare në Kroaci me ftesë të kryetarit të Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.

Gjatë takimit, palët theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, ndërsa Gashi falënderoi Kroacinë për mbështetjen e fortë për anëtarësimin e vendit të tij në BE.

U ra dakord për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, përfshirë shkëmbimin e përvojës për procesin e anëtarësimit.

Burimi: Telegrafi