Forca e Sigurisë së Kosovës organizon më 27 nëntor “Ditën e Forcës”, nga ora 10:00 deri në 13:30, ku kazermat do të jenë të hapura për qytetarët.
Vizitorët do të mund të shohin nga afër kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe personelin e FSK-së.
Kazermat e hapura janë në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren, ndërsa në kazermën “Adem Jashari” do të jenë të pranishëm edhe krerët e shtetit.
Burimi: Telegrafi


