Rajon & Botë

NATO paralajmëron Rusinë pas raportimeve për satelit me armë bërthamore

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca është e gatshme të mbrohet nga çdo kërcënim në hapësirë, pas raportimeve se Rusia po përgatitet të lëshojë një satelit me armë bërthamore.

Sipas mediave gjermane NDR, WDR dhe Sueddeutsche Zeitung, sateliti “Sputnik-S” mund të lëshohet brenda 60 ditëve dhe mund të përdoret për të shkatërruar satelitë komunikimi dhe vëzhgimi.

Rutte tha në Berlin se NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj, përfshirë sigurinë në hapësirë.

Burimi: Radio Evropa e Lirë