Rajon & Botë

OKB: Rreth 47 mijë gra e vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

Rreth 47 mijë gra dhe vajza në botë u vranë nga partnerët ose anëtarët e familjes gjatë vitit 2025, sipas një raporti të UNODC dhe UN Women.

Raporti, i publikuar në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave më 25 nëntor, thotë se nga rreth 78 mijë gra e vajza të vrara, 60 për qind u vranë nga njerëzit më të afërt. Kjo do të thotë mesatarisht 129 viktima në ditë.

Numri ishte veçanërisht i lartë në Afrikë, ndërsa Evropa ishte relativisht më e sigurt. Sipas raportit, shtëpia mbetet vendi më i rrezikshëm për gratë.

Burimi: Radio Evropa e Lirë