Lajme

Lëndohet lehtë një ushtar i FSK-së gjatë stërvitjes në Babaj të Bokës

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës u lëndua të hënën gjatë një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

Ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Gjakovës dhe më pas në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.

FSK njoftoi se lëndimi është i lehtë, gjendja e ushtarit është stabile dhe rrethanat e incidentit po trajtohen nga strukturat përgjegjëse.

Burimi: Telegrafi, Gazeta Express