Lajme

Vidhen mbi 275 mijë euro nga arkat e një lokali në Lebanë të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar një vjedhje të rëndë në fshatin Lebanë të Prishtinës, ku nga një lokal privat janë vjedhur mbi 275 mijë euro.

Sipas raportit policor, rasti është lajmëruar të hënën rreth orës 04:33. Ankuesi tha se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në lokal dhe kanë vjedhur nga dy arka 275,300 euro.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

Burimi: Telegrafi