Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë mbërritur 26 mijë doza shtesë të vaksinës kundër gripit sezonal, të cilat po shpërndahen në pikat e vaksinimit.
Deri më sot janë vaksinuar 28,035 qytetarë, ndërsa mbi 79 mijë janë regjistruar përmes aplikacionit “Termini Im”. Vaksinimi është falas dhe kryhet në 31 pika.
Përparësi kanë personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç. Ministria kërkon që ata që nuk mund të vijnë ta anulojnë terminin.
Burimi: Telegrafi


