Shëndetësi

MSH hap konkurset për specializime: 353 vende për mjekët

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur dy konkurse për shkollim specialistik, pas një periudhe vonesash dhe ankesash për mungesë të specializantëve.

Konkursi i parë, me 313 vende, u publikua më 30 tetor, ndërsa i dyti, me 40 vende, më 17 nëntor. Ministri Arben Vitia e cilësoi atë si konkursin e katërt për specializime brenda më pak se katër vjetësh.

Mungesa e kuadrove ishte theksuar veçanërisht në Klinikën e Onkologjisë, e cila kishte kërkuar më shumë vende për Onkologji Radiologjike. Në konkursin e vitit 2024 për këtë lëmi ishin miratuar vetëm dy vende, nga shtatë të kërkuara.

Konkurset vijnë një ditë pasi mjekët e rinj protestuan para Ministrisë duke kërkuar specializime çdo vit dhe punësim.

Burimi: Telegrafi