Bateritë e Regjimentit të Mbështetjes Luftarake të FSK-së kanë realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm të sistemit Vuran, në poligonin e Bizës në Shqipëri.
Aktivitetin e vizitoi komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, së bashku me atasheun ushtarak të FSK-së në Shqipëri dhe përfaqësues të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Sipas FSK-së, gjatë qitjes u dëshmua profesionalizmi i pjesëtarëve në zbatimin e procedurave të sigurisë. Lladrovci falënderoi FARSH-in për mbështetjen e vazhdueshme.
Burimi: Telegrafi, Gazeta Express


